Lajme

30 January 2019

Stine festoi ditëlindjen e tij të 38-të, dhe personi më i rëndësishëm për të ishte aty

Ditën e djeshme këngëtari ka festuar 38-vjetorin e lindjes dhe pranë tij ishin njerëzit më të afërt. Në videon e publikuar në Instagram, ku shfaqet duke fryrë qirinjtë, Stine ka në krah vogëlushen Estia.
Në video dëgjohet që, këngëtari i kërkon vajzës së tij që të fryjë qirinjtë dhe më pas të gjithë duartrokasin.
Duket se Stine ka dashur një festë të qetë në shtëpi, me njerëzit e tij më të afërt dhe me të bijën.
Në momentin që tregoi për ndarjen, Stine tha se marrëdhënia mes tij dhe nënës së vajzës së tij nuk po shkonte si duhej edhe pas përpjekjeve që kishin bërë.
“E kemi patur fatin dhe mundësinë me mijëra herë për të kaluar barrierat e jetës, por ndonjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç ne i mendojmë! Kështu që nuk mbetet tjetër , veçse të të uroj çdo të mirë të mundshme tani e tutje!”, shkruante Stine në foton e ish-partneres.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com