Stjuardesa pushohet nga puna pasi bën status në Facebook për Rita Orën
Një stjuardesë e kompanisë “Virgin Atlantic” është detyruar ta lë punën pasi që e kishte përshkruar këngëtaren Rita Ora si një “pikturë vaji të bukur” me një postim në Facebook.Charlotte Whittingham,25 vjeçare lesbike, ka shkruar fjalë lavdëruese pasi i kishte shërbyer Rita Orës në një udhëtim nga Londra në Los Angeles.Por, pas përshkrimit që ajo ja bëri në Facebook, duke e quajtur të bukur, ajo është detyruar të lërë punën e saj nga Virgin Atlantic.Pronaret e vijës ajrore e kanë kontaktuar atë duke u urdhëruar të përballet me shkarkim për shkak se ka thyer rregullat e kompanisë.Charlotte i kishte dhënë komplimente këngëtarës në platforma online derisa i kishte shërbyer asaj dhe humoristit Keith Lemon gjatë udhëtimit në klasin e parë.Disa orë pas udhetimit, ajo i kishte thënë të dashurës se Rita ishte “e mahnitshme”, “e bukur” dhe dukej si një “pikturë e bukur vaji”.Dy javë më vonë ajo është thirrur nga shefat Virgin Atlantic të cilët i kanë thënë se mesazhi i saj, i dukshëm tek të gjithë shokët në Facebook do ta përjashtonte nga puna.
Ajo pastaj mori shkresë disiplinare nga pronarët që të ndryshojë mendim ose ta rishkruante statusin – duke i shpjeguar se ajo mund të jetë pre e tregimit të të dhënave për pasagjerët VIP.Duke mos pasur asnjë mundësi Charlote u detyrua ta lë punën që e kishte mbajtur për 12 muaj.