Lajme

28 March 2017

Stresi dhe Noizy me të njëjten shprehje

|
By
|
0 Comment
|

Nuk ka njeri që nuk është në dijeni për antipatinë që kanë për njëri-tjetrin Stresi dhe Noizy. Jo rrallëherë kemi dëgjuar për konflikte që kanë ndodhur mes tyre e që pavarësisht kohës duket se nuk kanë ndërmend të shuhen. Megjithatë shumë prej jush ndoshta janë kuriozë të dinë nëse i dëgjojnë këngët e njëri-tjetrit. Mbrëmjen e djeshme Stresi na ka lënë të kuptojmë se po, i dëgjojnë.

Në një video të postuar në Instagram ai i ftonte që të gjithë fansat e tij ta ndiqnin në clubin ku ishte I ftuar ndërkohë që e mbyll videon duke thënë:

“ Të shtunën midis Athinës”.
Midis Tirone” është një nga këngët më të dëgjuara të Noizyt të cilën ai e përdor dhe si hashtag duke vendosur në vend të Tironës çdo destinacion në të cilin ai jep koncert. Duket se edhe Stresi është “infektuar” nga kjo fjalë aq sa ka zgjedhur ta përdorë edhe ai për t’i ftuar fansat në koncerte.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com