Lajme

22 March 2017

Stresi flet për vajzën që i ka rrëmbyer zemrën prej 3 vitesh

I dashuruar kokë e këmbë, rrëfehet Stresi: Më ndodhi për herë të parë, jam xheloz e s’e lë të punojë me meshkuj
I ftuar në emisionin “Sunset Boulevard” në “MCN Radio”, reperi Stresi ka treguar për historinë e tij të dashurisë që ka nisur prej tre vitesh. “Jam i lidhur, por s’kam pasur dëshirë ta bëj publike. Ajo është një vajzë shumë e thjeshtë dhe shumë e mirë. Nuk është këngëtare e as pjesë e personazheve të “showbiz”-it, pasi jam shumë xheloz e nuk do e lejoja të punonte me meshkuj”, zbuloi ai për herë të parë.
Ndonëse marrëdhënia e hitbërësit të “Lambo” me Enxhi Kamenicën ka qenë për një kohë të gjatë në qendër të vëmendjes, ai nuk e përmendi atë për asnjë moment gjatë intervistës. Madje i pyetur nga prezantuesja, Antoneta, për puthjen e tij të parë të vërtetë ai u shpreh: “Puthjen e parë të vërtetë e kam dhënë në moshën 28-vjeçare dhe atëherë për herë të parë kam kuptuar çdo të thotë të biesh në dashuri”.
Reperi ka treguar se ndonëse ajo jeton në Gjermani ai i qëndron shumë besnik. Madje ka pranuar se për herë të fundit ka bërë seks para një muaji duke treguar që për asnjë arsye nuk do të tradhëtonte.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com