Stresi lirohet nga burgu? Ja video që bëri konfuz fansat…
Kanë kaluar më shumë se dy javë nga moment kur reperi i njohur Stresi ndodhet në burg, për shkak se akuzohet për përfshirjen në një bandë kriminale, si dhe për armëmbajtje pa leje. Por Stresi vazhdimisht bën konfuz fansat me postimet e tij në rrjetet social. Vetëm ditën e djeshme në profilin e tij në Instagram “ai” hyri në një video “live” në profilin e tij në Instagram.
Në video tregohej vetëm rruga dhe në asnjë moment kamera nuk u kthye nga personi që drejtonte makinën apo realizonte videon. Nuk dihet me saktësi nëse ishte Stresi apo dikush tjetër që administron profilin e tij.