Lajme

02 February 2015

Stresi ne kerkim

||
0 Comment
|

Këngëtari Arkimed Lushaj apo siç njihet nga të gjithë me emrin e artit “Stresi” i ka shkaktuar një stres të vërtetë, tre efektivëve të Policisë së Shtetit, të cilët janë arrestuar sot pas arratisjes së tij nga ambientet e Policisë Gjyqësore, ndërsa vetë Lushaj tani rezulton person i shpallur në kërkim.

 

Policia ka njoftuar se Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka kryer arrestimin në flagrancë të tre punonjësve të policisë:

 

1.Saimir Cinga, 39 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Ndihmës Specialist për Linjat Interurbane në Njësinë e Qarkullimit Rrugor Tiranë

 

2.Bashkim Dybeli, 48 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë trupë shërbimi në Komisariatin Rajonal të Qarkullimit Rrugor Tiranë.

 

3.Mark Gjonpalaj, 46 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë oficer i Policisë Gjyqësore pranë Komisariatit Rajonal të Policisë së Qarkullimit Rrugor Tiranë

 

Këta punonjës policie me veprimet dhe mos veprimet e tyre, në mospërputhje të rregullt të detyrës, kanë sjellë si pasojë largimin e personit të kapur në flagrancë Arkimed Lushaj, nga ambientet e policisë Gjyqësore Rrugore në rrugën “Mine Peza”.

 

Shtetasi Arkimed Lishaj është shpallur në kërkim policor. Tashmë, materialet në ngarkim të tre punonjësve të policisë i kanë kaluar për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit gjyqësor Tiranë, thuhet në njoftim.

 

Mësohet se Stresi është ndaluar nga policia në gjendje të dehur duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

 

Ndalimi i tij është bërë mbrëmjen e së premtes nga njësia Task-Force e policisë rrugore, pasi përveçse u kap i dehur ai kundërshtoi edhe forcat e policisë.

 

Por me tu shoqëruar në ambientet e komisariatit nr.3 këngëtari është hedhur nga dritarja e katit të dytë ndërsa më pas ka humbur gjurmët, duke vënë në pikëpyetje sigurinë e këtij komisariati.

 

Mësohet se në ato momente Stresi po merrej në pyetje nga oficeri i policisë.
25746802da9fc0302bd3812f2ce285d2_XL

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com