Stresi zbulon diçka për martesën,por dhe diçka për fëmijërinë
Ai është një nga reperat shqiptar që ka hasur shpesh herë probleme me policinë. Momentalisht, Stresi po shijon një periudhë të qetë duke bërë muzikë të bukur.
Në një intervistë të dhënë së fundmi për gazetën “Shekulli”, reperi ka folur për fëmijërinë e tij si edhe për planet që ka për të ardhmen.
I pyetur rreth marrëzirave që bënte në fëmijëri, Stresi është përgjigjur se kur ishte rreth 4 ose 5-vjeç ai preferonte të dilte rrugëve totalisht i zhveshur dhe vetëm me çizme. Reperi ka treguar gjithashtu se prej dy vitesh ndodhet në një lidhje dhe se pas moshës 33-vjeç po planifikon martesën.