Lajme

11 February 2019

Sufllaqe dhe me qepë madje! Ylli Limani dashuron ushqimin tonë të preferuar

Personazhet e njohur të ekranit i mendojmë shpesh sikur jetojnë në një botë tjetër paralele me tonën, nuk bëjnë gjëra që ne i bëjmë dhe nuk konsumojnë ushqime si ne. Gaboheni. Shumë madje. Nëse deri dje ndiheshit të “ofenduar” kur konsumonit sufllaqe pasi konsiderohet si një ushqim i rëndomtë dhe i lirë, tani merrni dyfish frymëzim nga këngëtari juaj i preferuar.

Pasi ka performuar në një prej club-eve të Tiranës disa prej hiteve të tij teksa ishte i ftuar, mbrëmje e cila ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit, Ylli Limani së bashku me Fation Kuqarin, ky i fundit një emër jo pak i njohur në jetën e natës në Tiranë, kanë përfunduar duke konsumuar sufllaqe si të gjithë ne.

Nga video e siguruar nga MCN.al, Ylli duket se e ka shijuar shumë.

Për qepën nuk jemi të sigurt nëse ka pasur brenda në sufllaqe apo jo, por të hash sufllaqe pa qepë sikur s’ka lezet. Nejse. Ikëm njëherë se na erdhi porosia e sufllaqeve në redaksi.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com