Sugjerimet e emrave për djalin që pritet të sjellë në jetë Eva Longoria janë emra “alkooli”
Aktorja e njohur Eva Longoria, e ftuar në emisionin e Ellen Degeneris ka mirëpritur sugjerime të ndryshme në lidhje me emrin e djalit të saj. Ajo është në pritje të fëmijës së saj të parë por ende nuk ka vendosur për një emër.
Sugjerimet e ardhura nga publiku për të kanë qenë Poquito Mas, Don Jolio, Tequila Sunrise. Për të gjitha këto, aktorja tha se janë emra pijesh alkoolike, gjë që bëri publikun të qeshë.
Një tjetër ide, e cila u përkrah edhe nga Ellen, ishte Cinco de Mayo. Me këtë emër njihet në Amerikë një festë zyrtare e cila kujton kulturën meksiko-amerikane.