Suksesi i “Dashni me raki” nga Geti dhe Flori kapërcen kufijtë shqiptarë
Bashkëpunimi mes Getoar Selimit dhe Flori Mumajesit, “Dashni me raki” po rezulton një sukses i vërtetë. Videoklipi i xhiruar në Firence u mirëprit mjaft mirë nga fansat. Por suksesi i këngës i ka kaluar kufijtë shqiptarë duke u renditur në vendin e parë në kryesimet muzikore në Zvicër. Po ashtu, kënga është top trend edhe në Gjermani, duke qenë në top 10 e këngëve më të dëgjuara atje.