Suksesi i Rita Orës, renditet e katërta në iTunes
Projekti muzikor i superyllit shqiptar, Rita Ora në bashkëpunim me Avicii ka arritur që të rrëmbejë vëmendjen e publikut dhe është bërë mjaft i pëlqyer.
Ajo ka zënë vendin e katërt në iTunes.
Ky konsiderohet një sukses i madh për këngëtaren, e cila momentin e gëzimit të saj e ka publikuar nëpërmjet një fotoje në Instastory.
Ajo është në përgatitje të albumit të saj të ri me Ed Sheeran. Aty pritet të ketë bashkëpunime me disa prej emrave të njohur me famë botërore.
Kënga me dj e njohur është pjesë e albumit të këtij të fundit.