Supermodelja e Victoria Secret publikon fotot nga dasma e saj në Bahamas
Shanina Shaik ka publikuar imazhet e para të dasmës romantike me DJ Ruckus. Dasma e 27-vjeçares u zhvillua gjatë fundjavës në Bahamas.
Ylli i pasarelave kishte veshur një fustan të bardhë shumë elegant të dizenjuesit britanik Ralph & Russo.
Modelja e Victoria’s Secret postoi disa fotografi ndërsa shkëmbente premtimet me bashkëshortin në plazh.
Shanina dukej e mrekullueshme në fustanin e saj të nusërisë.