Supermodelja, Heidi Klum “refuzon” Drake! Nuk i përgjigjet mesazhit të tij
Një vit më parë modelja Heidi Klum ishte e ftuar në emisionin e “The Ellen DeGeneres Show” ku u bë edhe pjesë e një prej lojërave të preferuara të emisionit. Heidi duhet të zgjidhte bazuar në fotot që i shfaqeshin, dashurinë e jetës së saj. Gjatë lojës, supermodelja zbuloi se pëlqente shumë Drake!
Nuk e dinim por Drake kishte kërkuar numrin e saj dhe i kishte shkruar. E ftuar mbrëmjen e djeshme në “The Ellen DeGeneres Show”, Heidi rrëfeu se Drake shkruajti një javë me vonesë, pasi ajo gjeti dashurinë e jetës! Për këtë arsye ajo u detyrua t’ia lë “seen” mesazhin reperit.
“Më fal Drake! Ishe një javë me vonesë! Ai nuk e kishte numrin tim dhe as unë të tijin. Ne kemi një mik të përbashkët dhe besoj se do t’ia ketë kërkuar atij. Dhe pasi gjeti numrin, më dërgoi një mesazh. Kur e pashë thashë me vete: ‘Oh Zot, kjo është shumë e çuditshme”! Por nuk i ktheva kurrë përgjigje sepse e gjeta dashurinë e jetës sime.” Është shprehur supermodelja.
Drake nuk paska patur fat!