Surpriza e JAY-Z për Beyonce në ditëlindjen e saj
Këngëtarja mori dhuratën që çdo femër do të ëndërronte në ditën më të veçantë të saj.
Ka qenë bashkëshorti i saj Jay Z dhe e gjithë turma në koncertin e tij, gjatë performancës në Budweiser’s Made In America Festival në Filadelfia, ata që i kanë dhënë një kujtim të paharrueshëm divës së muzikës Beyonce.
Gjatë performancës në America Festival, të gjithë fansat janë çmendur kur ai ka thirrur gruan e jetës së tij, në përvjetorin e saj të 36, ndërkohë që ajo e ndiqte me vajzën e tyre Blue Ivy.
“E gjithë kjo është për Beyonce. E bukura Bey ndodhet këtu sonte. Gëzuar ditelindjen dashuria ime!”- ka thënë babai krenar i tre fëmijëve. Më pas ai dhe e gjithë turma nisën t’i këndonin asaj këngën e famshme të ditëlindjes. Beyonce së bashku me vajzën e saj Blue filloi të kërcente ndërkohë që në fytyrë i rrezatonte vetëm buzëqeshje.
Sipas raportimeve të tjera çifti i njohur përpara performancës së Jay Z ishin në shoqërinë e njëri-tjetrit duke ndjekur koncertin e reperit 21 Savage.