Surprizon aktori i njohur- ‘Kam qarë kur humba virgjërinë’
Aktori i njohur Chris Evans, gjatë një interviste për “Late Night on Thursday” i ka habitur të gjithë me historinë që ka treguar.
“Kam qenë një qaraman i tmerrshëm. Edhe kur kam humbur virgjërinë kam qarë. I tregova nënës sime dhe më pas fillova të qaja”, ka rrëfyer aktori.
Ky nuk ka qenë momenti i vetëm kur aktori simpatik ka qarë, pasi edhe ditën e parë të shkollës, ai kishte qarë për orë të tëra. Ai ishte i ftuar në këtë emisjon për të promovuar filmin e tij më të ri ”Gifted”, por rrëfimi i tij e ka zbehur fare filmin, pasi vëmendja u fokusua tërësisht tek vetë Chris.