Sylvester Stalone e nis vitin e ri me probleme shëndetësore
Ylli i filmave më të njohur në mbarë botën, “Rambo” dhe “Rocky”, Sylvester Stalone, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas raportimeve në media ditët e para të vitit të ri nuk kanë qenë të mbara për 71- vjeçarin, i cili është shtruar në spital për shkak të tensionit të lartë dhe rrahjeve të shpeshta të zemrës.
Aktualisht sipas raportimeve gjendja shëndetësore e aktorit paraqitet e stabilizuar edhe pse vijon të mbahet nën kontroll nga mjekët.
Sylvester Stalone i është nënshtruar analizave të shumta dhe sipas raportimeve të para rezulton se stresi është shkaku i gjendjes së tij shëndetësore.