Lajme

05 November 2016

Tani mund te shkosh per 8 minuta nga Zvicra ne Gjermani

Kompania ajrore austriake “Peope Viennaline” tashmë ka filluar fluturimin më të shkurtër në botë. Që nga 2 nëntori ajo ka nisur linjën nga Altenrhein për të bërë një zbritje në Friedrichshafen e cila më pas vazhdon uljen e saj për në Këln, përcjell “albinfo.ch”.

Gjatë kësaj linje, aeroplani do të ngjitet vetëm 1000 metra mbi tokë vetëm për një interval prej afërsisht 8 minutash. Ky udhëtim ka sjell kënaqësi edhe për vet pilotët.

Pavarësisht distancës së shkurtër që e kanë këto dy qytete, nëse udhëtohet me automjet, ajo është 77 kilometra larg dhe mund të arrihet për një orë udhëtim. Për këtë destinacion bileta kushton 50 franga zvicerane dhe fluturimi bëhet dy herë në javë.

1-1-1

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com