Taylor e dashura më e re e Drake?
Taylor Swift përflitet se është e dashura e re e Drake. Ajo ka takuar tashmë prindërit e reperit. “TMZ” ka raportuar se këngëtarja 26-vjeçare ka kaluar një kohë të mirë me femrën më të rëndësishme në jetën e Drake, me nënën e tij, më të cilën është takuar në festën e 30 vjetorit të këngëtarit në Los Angeles.
Por a do të thotë kjo se dyshja është në një lidhje? Sipas website-it këto thashetheme nuk janë aspak të vërteta. Arsyeja që Drake i ka prezantuar Swift nënën e tij është sepse këngëtarja nuk është zakonisht pjesë e festave të reperit, kështu që ai ka dashur t’i prezantojë asaj rrethin e ngushtë familjar. Për më tepër, Drake e ka prezantuar Swift me disa prej miqëve të tij më të afërt. Pavarësisht të vërtetës, duhet thënë që ata ngjajnë bukur bashkë!