Taylor Swift flet për ngacmimim seksual ndaj saj, tregon foton e pahijshme të autorit
Vitin e kaluar Taylor Swift ka fituar gjyqin ndaj Dj David Mueller i cili e ka ngacmuar disa herë seksualisht.
Në gjykatë avokatë e saj paraqitën si provë edhe një foto në të cilën Dj shfaqet duke i vënë dorën në vend të papërshtatshëm artistes.
Këngëtarja e famshme ka folur për herë të parë rreth kësaj ngjarje gjatë një koncerti në Shtetet e Bashkuara gjatë të cilit mori lajmin se çështja është mbyllur përfundimisht në favor të saj.
Ajo ka falenderuar fansat e saj për të gjithë mbështetjen dhe pozitivitetin që i kanë transmetuar dhe i ka këshilluar atyre të mos e mbajnë të fshehtë kur ndihen të cënuar apo të dhunuar nga dikush.