Taylor Swift jo vetëm fjalë dashurie por edhe vepra…
Taylor Swift është treguar gjithmonë e kujdesshme me jetën e saj private, por këtë herë ka vendosur të tregojë më tepër dhe pse jo të shprehi dhe dashurinë e saj.
Këngëtarja prej kohësh është në një lidhje me aktorin britanik Joe Alwyn, ata janë parë pranë njeri-tjetrit, por sipas “The Sun” këngëtarja do të blejë një pronë, e cila arrin shifra marramendëse deri në 30 milionë paund vetëm për të qëndruar sa më pranë të dashurit të saj.
28- vjeçarja ka shprehur dashurinë e saj edhe në tekste muzikore ku tregon detaje nga lidhja e saj dhe mesa duket gjërat kanë për t’u bërë edhe serioze, pasi ajo ka deklaruar se i pëlqen jeta normale dhe e qetë dhe mbi të gjtiha ajo e adhuron Anglinë.