Taylor Swift pjesë e dramës muzikore “Cats”
Ylli i muzikës pop, Taylor Swift, i është bashkuar ekipit të aktorëve që do të luajnë në dramën muzikore, “Cats”. Jennifer Hudson, James Corden e Ian McKellen janë disa prej emrave të tjerë përkrah të cilëve do aktrojë Taylor.
Më herët është raportuar se producentët janë në bisedime edhe me Anne Hathaway, por asgjë nuk është konkretizuar.
Por “Cats” nuk është filmi i parë për këngëtaren pasi në vitin 2010 ajo ka luajtur në “Valentine’s Day”, kurse në vitin 2014 ka qënë pjesë e “The Giver”.
Sipas mediave amerikane, xhirimet e “Cats” do të nisin në muajin nëntor në Angli, ndërsa Taylor do t’i xhirojë skenat e saj menjëherë pas turneut.