Taylor Swift “rindez” sërish armiqësinë me Kim Kardashian
Taylor Swift dhe Kim Kardashian duket se nuk do bëjnë asnjëherë paqe me njëra-tjetrën. Beteja virtuale mes Taylordhe Kim, nisi ne vitin 2016, kur kjo e fundit publikoi videon bombë ku Taylor ishte në dijeni për vargjet e këngës “Famous” së Kanye West ku thuhet se “E di që unë dhe Taylor mund të bëjmë sërish seks. Përse? Sepse e bëra atë k***ë të famshme’.
Por Taylor gjatë turit “Reputation World Tour” u ndal një moment dhe mbi duar në piano iu rrëfeu fansave për një nga momentet më të vështira të jetës së saj. Në vitin 2016, në ditën botërore të gjarpërinjve, ishte Kim Kardashian e cila postoi në profilin e saj në “Twitter” një status ku e quante Taylor Swift, gjarpër.
“Disa vite më parë, dikush më quajti gjarpër në rrjetet sociale dhe kjo ngeci. Pas kësaj, shumë njerëz vendosën epitete të ndryshme për mua në rrjetet sociale. Përjetova një periudhë shumë të vështirë në jetën time për këtë arsye”, u shpreh Taylor.
Ajo gjithashtu kërkoi nga të gjithë fansat të qëndrojnë të fortë nëse po përballen me ofendime në rrjetet sociale. Dua të jap një mesazh për të gjithë ju, nëse jeni pre e bullizmit nga dikush në rrjetet sociale, edhe përse shumë njerëz mund ta përkrahin, mos e lejoni t’ju mposhtë. Mund të kthehet në forcë për ju”, vazhdoi këngëtarja.
Taylor’s speech before Long Live 🐍 (📹: @TV3Xpose) #repTourGlendale pic.twitter.com/o2qi3x2uIZ
— Taylor Swift News (@TSwiftNZBU) May 9, 2018