Taylor Swift shpenzon shifrën marramendëse për një apartament
Këngëtarja e famshme Taylor Swift vazhdon të shijojë suksesin e albumit të saj “Reputation” si edhe të hitit “End Game”. Së fundmi ajo ka blerë një apartament në New York në katin e dytë të një banese që i ka kushtuar plotë 50 milionë dollarë.
“New York Post” raporton se kjo hyrje e re do të shërbejë si një urë lidhëse pasi përmes saj këngëtarja dëshiron të ndërtojë një bllok të sajin në lagjen “155 Franklin Street”. Të krijon përshtypjen e një labirinti me një garazh nëntokësor ku nuk do të kuptohet se nga është hyrja dhe nga është dalja.
28-vjeçarja figuron edhe me tre prona të tjera ngjtur më këtë të fundit ndërkohë që ka edhe shumë shtëpi të tjera në qytete të ndryshme të Amerikës.