Lajme

04 November 2017

Taylor Swift thyen rekorde me albumin “Reputation” ende pa e publikuar

||
0 Comment
|

Taylor Swift u kthye fuqishëm në industrinë e muzikës pas një kohe të gjatë shkëputjetje. Njëkohësisht ajo i është shmangur daljeve në media për sa kohë ishte duke punuar me albumin e saj të ri, duke munguar kështu edhe në ‘VMA 2017’. Pas lançimit të hitit “Look What You Made Do”, 27-vjeçarja u rikthye edhe një herë në qendër të vëmendjes duke sulmuar hapur armiqtë e saj të famshëm të Hollywood.

Sa i përket albumit më të ri “Reputation” i cili do të dalë në shitje më 10 nëntor, ka thyer rekorde në blerje ende pa u lançuar në treg duke i mundësuar Taylor një rikthim të suksesshëm të reputacionit të saj. Ky album është porositur plot 400 mijë herë në platformat digitale si; Itunes, Target, Walmart, Amazon si edhe në uebsaitin e Swift.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com