Tayna drejt hapave të Era Istrefit, së shpejti do të nënshkruajë kontratë me Sony Ultra Music
Reperja me origjinë nga Prizreni, është këngëtarja që arriti majat e tregut muzikor shqiptar. Brënda 3 muajve të kësaj vere, ajo me stilin e saj unik, me paraqitjet e saj tepër tërheqëse reperja e njohur me emrin Tayna u bë shumë e dashur për publikun.
Ajo u bë e njohur për publikun me lansimin e projektit të saj ” Columbiana” të cilin e solli në bashkëponim me Don Phenomen. Më pas këngët e tjera ishin hite të njëpasnjëshme të cilat në cdo klasifikimin zinin vëndet e para si këngët më të dëgjuara.
Bukuroshja e talentuar duket që synon shumë më shumë se kaq, ajo po punon fort, por jo vetëm për tregun shqiptar. Me anë të Instagramit ne zbulojmë nga menaxheri i saj Rinor Hykolli, se rep-artistja do të nënshkruajë kontratë me Sony Ultra Music.
Në këtë formë, do t’i bashkohej labelit që i përket edhe këngëtarja jonë me famë botërore, Era Istrefi.
Duket se Tayna është gati për hapin e radhës në karrierën muzikore, e cila gjë mund t’ia ndryshojë karrierën.