Të famshit dhe botox-i
Botox-i është bërë njëri ndër trajtimet të cilët shumica e yjeve i ka provuar, disa nga to e përdorin rregullisht, e një pjesë e vogël këtë nuk e pranon.
Cameron Diaz në librin e vet “The Longevity Book” thekson se nuk ka paragjykime ndaj veprimeve të cilat njerëzit i bëjnë për t’u ndier mirë.
“Trajtimer e tilla ndihmojnë njerëzit që të ndihen mirë. Në shumë raste rinojnë dhe e bëjnë fytyrën të duket më e relaksuar, sikur të keni fjetur gjumë apo thjesht dukeni më e re se sa dje”, thotë ndër të tjera Cameron.
Julia Roberts, në dallim nga Cameron Diaz, nuk është dashamirëse e botox-it dhe e operacioneve estetike.
Në të vërtetë, për revistën Elle ka deklaruar që dëshiron që fëmijët e saj t’i njohin të gjitha emocionet e saj dhe që për këtë shkak nuk do t’i nënshtrohej operacionit, madje as nuk do të aplikonte në fytyrën e saj botox.
Salma Hayek konstaton që botox-in ende nuk e ka provuar, mirëpo i përmbahet asaj thënies: “Kurrë mos thuaj kurrë”.
Për Vogue ka zbuluar që fytyrën rinore e mban me masazhe dhe kremra.