Të hash bukë nga fama e Encës!
Nga Ronaldo Sharka
E keni vënë re se të gjithë thumbojnë Encën? Ndërkohë që Enca sheh terezinë e vetë, personazhet e rinj që mbijnë si kërpudha ose të vjetrit që po harrohen, thonë faleminderit që Enca është personazhi më i famshëm në botën e muzikës në vend pasi kështu mund të marrin pak famë nga fama e saj. Raste ka shumë por të ndalemi pak tek 3 të fundit.
Një vajze në dukje e bukur me emrin Trejsi Sejdini, tentoi të ironizonte Encën në programin e Roza Latit pak kohë më parë. Komenti dhe ironizimi ishte i një niveli absurt banal, të kapesh me peshën e tjetrit. Nejse!
Flavio Qarri i ftuar në emisionin e Kastro Zizos pak ditë më parë u mundua të ironizonte sërish Encën.
Së fundmi, një djalë që e mësova nga portalet se bën “Hip Hop” ka bërë të njejtën gjë.
Djali me emrin S4MM bëri një InsaStory në profilin e tij dhe tentoi të ironizojë Encën.
Ajo çfarë nuk arrij të kuptoj është fakti se përse të gjithë kapen me Encën. Në fakt arrij edhe ta kuptoj, e kam një përgjigjie në mendje dhe për këtë jam i bindur.
Siç e përmenda më sipër, Enca është personazhi më i famshëm në muzikën shqiptare momentalisht. Kolegët bëjnë sikur s’ja dëgjojnë këngët por frymëzohen prej saj. E ironizojnë për photoshop-in ndërkohë fytyrën e tyre s’ka photoshop që e merr përsipër, e ironizojnë për peshën por pesha reduktohet ndërsa trutë ato që ke ato ngelen.
Në fund, kolegët thumbues të Encës dhe portalet duhet t’i jenë falenderues Encës. Për shkak të famës së saj kolegët thumbues po hanë bukë.