Të ndarë pas 13 vitesh martesë, ja raporti mes Bruce Willis, Demi Moor dhe 3 vajzave të tyre
Në vitin 1987, në premierën e “Wait”, Bruce ra në dashuri me bukuroshen shtatë vjet më të re Demi Moore, e cili arriti në tapetin e kuq e shoqëruar nga ish i fejuari, aktori Emilio Estevez.
Por në këtë mbrëmje lindi një pasion mes Bruce dhe Demi dhe vetëm katër muaj më vonë, ata premtuan dashuri të përjetshme në Las Vegas.
Pas më pak se një vit, çifti u bë me një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Rummer, e cila u pasua nga Scott dhe Tallulah.
Edhe pse për vite të tëra para se të shkurorëzoheshin zyrtarisht filluan spekulimet se çifti kanë prishur raportet, kjo nuk u bë zyrtare deri në vitin 2000.
Arsyeja e vërtetë nuk u bë e ditur asnjëherë, por spekulohet se shkaku i angazhimeve të mëdha dyshja i dhanë fund lidhjes së tyre. Disa media kanë raportuar se aktori ishte i fiksuar pas grave të tjera dhe se nuk mund të ishte besnik i vetëm një femre.
“Ç’është saktësisht martesa? Pra, nuk ka asnjë grua që mund të kënaqë instinktin natyror që dëshiron të riprodhojë. Instinkti nuk zhduket vetëm për shkak se ju jeni bërë me tre, dhjetë apo njëqind fëmijë. Të gjitha përpjekjet janë të kota, sepse ne jemi kafshë. Ne jemi vetëm gomarë që kërkon ushqim, por gjithashtu duan të shkojnë në shtrat me çdo grua që takojnë. Është programuar thjesht në kodin tonë gjenetik”, ka thënë aktori në një prej intervistave pas ndarjes.
Pas një martese 13-vjeçare dhe pas shkurorëzimit mbetën miq të ngushtë, duke ndarë kujdestarinë e bijave të tyre.