Të premten, Eni Koçi dhe Genc Prevlukaj publikojnë këngën e re
Një bashkëpunim i ri është duke mbërritur. Çifti i njohur i showbizit, Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi, kanë gati këngën e tyre më të re. Ata kanë sjellë disa këngë së bashku dhe ato kanë rezultuar mjaft të suksesshme. “Harrove” titullohet kjo këngë e re e cila pritet të publikohet të premten.
Ka qenë vet Genci, i cili përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ka bërë të ditur se tashmë projekti është drejt finalizimit. Xhirimet e klipit janë kryer në disa lokacione bregdetare, dhe do të publikohet në orën 14:01.