Të shkëlqesh në tapetin e kuq të “Oscar” qenka vërtetë e vështirë dhe këtë e tregon vetë JLo
Besoj se të gjithë e marrim me mend se sa e vështirë është të përgatitesh për “Oscars” dhe kur themi të përgatitesh është fjala të biesh në sy në tapetin e kuq.
Këtë e ka treguar vet diva e muzikës JLopërmes një video të postuar në instagram ku pak sekonda demonstroi shndërrimin e madh. Videoja nisi me J.Lo-n e sapodalë nga dushi, me flokët e lagura
e më pas vazhdoi me krehjen, rregullimin e tyre, makeup-in, manikyrin, veshjen dhe rregullimin edhe njëherë për t`i dhënë dorën e fundit.