Lajme

22 December 2017

Tekstshkruesja e “New Rules”, Emily Warren tregon se kënga është e bazuar në një histori të vërtetë

||
0 Comment
|

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të njohura shqiptare në rrafshin ndërkombëtar. Suksesi më i madh i këngëtares është padyshim kënga “New Rules”, e cila po konsiderohet edhe si një himn për femrat.

Për revistën “Elite Daily”, tekstshkruasja e këngës, Emily Warren ka treguar se kurrë nuk ka pritur që kënga të ketë kaq shumë sukses kur e ka shkruar së bashku me mikeshën e saj Caroline.

Ajo tregon edhe emocionet e para teksa po i shkruanin vargjet e para pasi që bënte fjalë për një ngjarje të vërtetë jetësore.
“Duke shkruar këngën, ne ishim duke marrë një rrezik sepse ishte diçka që po ndodhte me Carolinën. Para së gjithash, “New Rules” u frymëzua nga një ngjarje e vërtetë edhe pse unë do të doja që mos të ishte kaq e rëndë”, është shprehur Warren.

Ajo më tutje thotë se nuk kishte menduar se teksti i këngës do t’i besohej këngëtares sonë pasi që bënte fjalë për një temë të ndejshme.
“Unë mendoj se ishte shumë e guximshme që ky tekst t’i dhurohej Duas shkaku se ishte një temë shumë e ndjeshme, por ajo e nxori më të mirën dhe dha një mesazh të rëndësishëm, është e mrekullueshme”.

Emily ka dashur që përmes këtyre rreshtave të inkurajoj femrat që të mos të lëkunden në bindjet e veta.
“Është një këngë që inkurajon femrat që t’i qëndrojnë besnike bindjeve të tyre dhe të mbështeten tek miqtë në momentet e dobëta. Është universale në kuptimin që është aq personale dhe për sa i përket cilësisë feminist”, ka vijuar Emily.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com