Lajme

01 April 2019

Tërbohet Fifi, striptizëm në mes të Tiranës për ditëlindje (video)

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Filloreta Raçi, ose e njohur ndryshe si Fifi ka qenë e ftuar vetëm dy ditë më parë në një prej club-eve më të njohura të kryeqytetit. Prezenca e Fifit në këtë club nuk ishte një ftesë normale. Fifi festonte 25-vjetorin e lindjes dhe me pak fjalë mund të themi se i vuri “flakën”.

Për gati dy orë live, Fifi ndezi atmosferën, nga baladat e saj shumë të njohura deri te këngët popullore, veriore dhe jugore, Fifi bëri sallën e madhe të club-it të ndizej nga dëshira për të kërcyer, dhe ashtu ndodhi.

Ajo çfarë ra në sy ishte edhe performanca e Fifit me dy balerinë krah saj. Fifi, e cila si rrallëherë ekspozonte gjoksin e saj, ku për hir të së vërtetës duhet ta pranojmë se e ka tepër të bukur, ishte veshur nga këmbët te koka me të zeza, me një make-up prej një goce çapkëne që i nxirrte këngëtarës tashmë 25-vjeçare tiparet e bukura.

Gazetari Ronaldo Sharka nga TemA TV dhe MCN Radio, i cili gjithashtu ka qenë për të festuar ditëlindjen e tij, të cilën e kishte vetëm pak ditë më parë, ka devijuar nga qejfi në rolin e gazetarit, paparazzit dhe operatorit duke sjellë për ju pamje si rrallëherë nga Fifi, e cila tundi e shkundi sa gjoksin, të pasmet dhe jo vetëm.

Vlen për t’u theksuar se Fifi është një ndër të paktat këngëtare e cila qëndron për gati 2 orë LIVE në skenën e një club-i, nga balada, hip hop-i në popullore, por siç e shikoni nga videoja, talenti muzikor nuk është e vetmja pikë e fortë e saj.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com