The Rock, mashkulli më seksi i 2016
Revista “People” ka emëruar Dwayne Johnsonose siç njihet ndryshe The Rock, mashkullin më seksi të 2016-ës, duke e përfshirë kështu në grupin e meshkujve elitë që vite më parë përfshinte George Clooney, Matt Damon dhe David Beckham.
Me gjatësi 1.96 cm dhe me peshë 111 kg, 44-vjeçari muskuloz ka vërtet tiparet e një superheroi, ndaj dhe përzgjedhja për të interpretuar Herkulin, në filmin e vitit 2014 me të njëjtin emër, nuk ishte rastësi.
Johnson kujton sesa të vështira kanë qenë vitet e para të fëmijërisë në Honolulu. Ai do të pranohej më vonë në Universitetin e Miamit, ku dhe spikati në futboll, e pas diplomimit iu bashkua Ligës Kanadeze të Futbollit, nga ku u largua dy muaj më vonë.
Vështirësitë financiare e çuan drejt asaj që kishin bërë edhe meshkuj të tjerë të familjes së tij, mundjes. Sot një aktor i suksesshëm e i mirëpaguar hollivudian, Johnson thotë se nuk e përjashton mundësinë që një ditë të garojë për president, nëse do të arrinte vërtet të ndryshonte diçka. Mesa duket që pas fitores së Trump çdo kush ka shpresën se po të kandidojë mund të bëhet President i Amerikës.