The Rock nuk do të jetë më pjesë e “Fast & Forious 9”
Ishte vet aktori i njohur The Rock i cili bëri me dije nuk do të jetë më pjesë e kapitullit të nëntë të sagës “Fast & Furious”.
Të shumtë ishin fansta që donin të dinin arsyen e largimit dhe nuk vonoi shumë dhe përgjigjja erdhi.
Vin Diesel do të jetë regjisor i këtij projekti dhe këtë gjë The Rock nuk e ka pranuar. Të dy yjet e ekranit kanë pasur një përplasje në vitin 2016 gjatë xhirimeve të “The Fate of the Furious”, ku në asnjë skenë nuk kanë qenë së bashku.
Pas deklaratës se Dwayne ‘The Rock’ Jonhnson se nuk do të jetë pjesë e kapitullit të ri të sagës dhe dyshimeve të Michelle Rodruguez për të qenë pjesë, edhe Jason Statham nuk do të jetë në këtë projekt. Por, Statham e Johnson janë ende pjesë e sagës, pasi janë protagonistët kryesorë të “Hobbs & Shaw”, spinoff-i që pritet të publikohet gjatë kësaj vere.