Lajme

25 October 2018

“The Sun” i kushton një artikull Leonitës, bashkëshortes së Granit Xhakës

Granit Xhaka ka qenë i jashtëzakonshëm në dhjetë ndeshjet e fundit të skuadrës së Arsenalit.

Dhe mesfushori gjithnjë ka pasur mbështetjen e bukuroshes tërheqëse, Leonitës.
Futbollisti 26-vjeçar është mahnitur me bukurinë e zeshkanes që nga koha kur ishte lojtar i ekipit gjerman Borussia Monchengladbach, shkruan The Sun.
Leonita, ashtu sikurse Granit, vjen nga një familje e shqiptarëve të Kosovës dhe ka punuar në klubin gjerman – edhe pse nuk dihet se në cilin sektor.

Çifti u fejua në qershor të vitit 2016 dhe pas dy vjetësh romance kurorëzuan lidhjen e tyre me martesë në korrik 2017.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com