“The Telegraph” ironizon shqiptarët për spotin “Be Taken by Albania”
“Be Taken by Albania” me siguri e keni parë të gjithë, një spot i cili promovon shqipërinë për sezonin turistik i cili po afron, bazuar në filmin “Taken”, i cili vendos shqiptarët në një rol që lidhet me prostitucionin dhe trafikun njerzor.
Prestigjozja “The Telegraph”, gazeta britanike konservatore ironizon shqiptarët nëpërmjet një shkrimi pasi sipas tyre shqipëria ka gjetur mënyrën më negative për promovimin e turizmit në shqipëri.
Prestigjozja konservatore britanike citon edhe Ministrinë e Turizmit e cila ka qenë edhe suport financiar për këtë spot që përmend gangsterat.
Sakaq, “The Telegraph” shton se shqipëria ka bukuri mahnitëse ama spoti “Be Taken by Albania” nuk është mënyra e duhur për t’a promovuar.