The Weeknd dhe Drake gay…Joe Budden hedh hije të forta dyshimi
Joe Budden jep si gjithmonë mendimin e tij kontroversial në episodet e Everyday Struggle! Kësaj radhe “viktimat” kanë qenë dy artistët e suksesshëm Drake dhe The Weeknd. Ky i fundit ka komentuar në foton e postuar nga Drake në Instagram duke e komplimentuar reperin për kaçurelat e tij. E ndërkohë Drake iu përgjigj: “Në mënyrë indirekte po përpiqesha të të tregoja që duhet të punojmë për këngë të reja.”
Sipas Joe Budden një burrë (jo i famshëm) nuk mund të komentojë në foton e një mashkulli tjetër dhe t’i komplimentojë kaçurelat, e ndërkohë tjetri nuk mund t’ia kthejë duke i thënë që ka bërë atë model flokësh për t’i thënë në mënyrë indirekte që duhet të kthehen bashkë (për të bërë muzikë). Mendoni se Joe ka të drejtë? Megjithatë duhet theksuar se The Weeknd ka pasur gjithmonë një model të veçantë flokësh e mesa duket ka një fiksim të madh për to.