The Weeknd emocionohet gjatë interpretimit të këngës dedikuar Selena Gomezit
The Weeknd ka peformuar në natën e parë të festivalin “Coachella 2018”, në Los Anxhelos.
Ai ka performuar përpara fansave plot 20 këngë, të cilat janë pjesë e albumit të tij më të ri.
Befasia erdhi në momentin kur 28-vjeçari filloi të këndojë “Call out my name”, këngë kjo të cilën ia ka dedikuar ish-të dashurës së tij, këngëtares Selena Gomez.
Gjatë interpretimit, këngëtari është emocionuar shumë, aq sa ka derdhur lot.
Në një moment, ai është ndalur duke i thënë fansave “Gëzoni jetën tuaj të privilegjuar”.
E këtë gjë fansat aluduan se ai e tha duke iu referuar transplantit në veshkë që këngëtarja Gomez bëri para pak kohe.
Në fund të shfaqjes, një tjetër lot mund të shihej duke u rrokullisur në faqen e artistit.
Kujtojmë që një vit më parë ai ishte në Coachella me Selenën ku edhe dukeshin shumë të dashuruar dhe të pandashëm. Jo më kot artisti ishte i emocionuar, në pak kohë gjërat ndryshuan shumë.