Thomas Strakosha humb avionin,Pannuci e përjashton nga dy ndeshjet eliminatore!
Është bërë me dije se Thomas Strakosha portier shumë i talentuar i Lazios dhe i Kombëtares sonë është përjashtuar nga dy takimet eliminatore,atë me Turqinë dhe Andorën.
Ky vendim ka ardhur menjëherë nga trajneri Panucci pasi Strakosha ka humbur avionin i cili do e sillte në Shqipëri.
Sipas informacioneve Strakosha ka kërkuar falje por duket se Panucci e ka vendosur dhe për të nuk ka më kthim pas!