Tian në hapat e prindërve.Tuna sapo postoi një video ku Tian tregon talentin e tij
Prej më shumë se 1 viti këngëtarja Tuna Sejdi dhe instrumentisti Patris Berisha janë bërë prindër të një djali, Tian. Dhe teksa dita-ditës rritet duket se Tiani po fillon të shprehë pasionin dhe talentin për muzikë ashtu si prindërit e tij.
Në një video të postuar në Instastory nga Tuna duket se vogëlushi i saj po mëson t’i bjerë një daulleje dhe duart lëvizin plot ritëm si profesionist i vogël.
Në fakt Patrisi është profesionist në këtë vegël muzikore dhe ndoshta Tiani do të trashëgojë pasionin e të atit. Në video duket sikur dikush po lëviz duart e tij të vogla me shpejtësi dhe mbase është Patrisi ai që ka dëshirë t’ja mësojë profesionin të birit që herët, ndaj nuk do të jetë aspak çudi nëse në të ardhmen, emri i Tianit do të jetë mes artistëve të rinj shqiptarë.