Timbaland në kërkim të talenteve të reja
Timbaland është një nga producentët më të njohur e të suksesshëm që ka punuar me artistë të njohur si Jay Z, Justin Timberlake, Missy Elliot etj.
Tani më ai do të jetë pjesë e një reality show televiziv të quajtur “The Pop Game”. Në fund të këtij show, fituesi do të bëhet pjesë e labelit të Timbaland, Mosley Music Group.
Këngëtaret JoJo, Macy Gray, Nelly Furtado, dhe Jordin Sparks do të jenë gjithashtu pjesë e “The Pop Game” ku producentë do të jenë yjet e hip hop-it Queen Latifah dhe Jermaine Dupri. Jordin Spark si një ish konkurente e një show të ngjashëm (American Idol, ku u shpall fituese) tregoi se kjo eksperiencë e saj e ndihmon t’i kuptojë edhe më mirë konkurentët, pasi ka kaluar pothuajse të njëjtën gjë edhe ajo. “Ata kanë shumë pasion dhe janë të entuziasmuar. E kujtoj atë entuziazëm dhe ndjesinë e të panjohurës.”- ka thënë këngëtarja e cila gjithashtu ka uruar që ata të dinë ta transmetojnë pasionin dhe energjinë e tyre.
“The Pop Game” ka premierën e saj muajin tjetër dhe pritet të ketë shumë sukses.