Tirana 2019 e lali Erit, tmerri i urbanëve dhe trafikut çdo mëngjes
Ndërkohë që “Notre Dame” në Paris u dogj dhe shqiptarët që nuk e kanë haberin fare por fare rreth kësaj ndërtese historike u brengosën, Tirana jonë dhe e lali Erit digjet çdo mëngjes nga tmerri i urbanëve.
Sot, si rrallë herë teksa më duhej të merrja urbanin e “Tiranës së Re” (jo se herë të tjera nuk e marr se kam makinë, por sot më duhej). Nejse, m’u bë mëngjesi ferr!
Teksa del nga shtëpia i larë dhe i parfumosur, me kufjet në vesh dhe plot energji për të nisur ditën mbarë, urbanet e Tiranës detyrimisht të demoralizojnë.
E teksa rregullorja e urbaneve, e cila është edhe e shkruar brenda tyre, thotë se nuk lejohen më shumë pasagjerë se numri i ndenjëseve, dihet që ndodh krejtësisht e kundërta. Autobusët jo vetëm që janë të tejmbushur, por pasagjerët e tyre gati sa nuk hipin mbi njëri-tjetrin.
Mungesa e pastërtisë dhe era e pakëndshme të shoqëron sa fut këmbën në autobus. Do thoni ju se ç’faj ka shteti në këtë mes. Sigurisht që ka faj. Shteti duhet të mikëqyrë kompanitë, t’i gjobisë ato siç gjobit bizneset e tjera në treg, fundja, siç ndodh në mbarë botën.
Maniakët e frustuar seksualisht që ngjeshen pas femrave dhe meshkujve janë fenomen I shpeshtë në rrugëtimet me urban. Sigurisht që edhe këtu shteti ka faj. Monitorim dhe burg!
E ndërkohë që shpesh trishtohem se nuk kam makinë, sot u ndjeva më i qetë. Nga pamjet e kapura me celular, shihet që të njejtin ferr vuajnë edhe shoferët e makinave.
Pamjet që lali Eri poston në rrjete sociale janë krejt e kundërta e atyre që shohim çdo mëngjes.
E ndërkohë që ky i fundit ka shpallur kandidaturën për mandatin e dytë si kryetar bashkie, harron se një nga problemet më elementare e jetësore për shumicën e votuesve nuk u zgjidh në këto 4 vite.
Populli populli, ai e ha gjithmonë.
Nga Ronaldo Sharka