Lajme

21 August 2018

Tolghan tregohet i kujdesshëm dhe arrin të shmangi “sherrin” me Almeda Abazin

Të famshmit gjithmonë tregohen të kujdesshëm në çdo dalje të tyre publike. Ata gjithmonë përpiqen të tregohen tepër diskretë edhe me personat me të cilët shoqërohen kjo për të mos krijuar keqkuptime sidomos nëse janë edhe në një marrëdhënie. I vetëdijshëm për këtë fakt është edhe aktori turk Tolgahan Sayisman, i cili së fundmi arriti të parandalonte një tjetër lajm bombastik.

Tolgahan u fotografua në Nishantash, duke dalë nga një klinikë estetike me mikeshën e tij. Menjëherë sapo paparacët nisën të realizonin pozat e para, ai thërriti bashkëshorten e tij, Almeda Abazi.

“Almeda, eja shpejt! Nëse nuk kam pranë dashurinë, ata mund të më kapin dhe të më keqkuptojnë”, është shhprehur aktori duke qeshur.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com