Tom Hardy heq dorë nga aktrimi…Ja deklarata që shokoi shumë fansa
Tom Hardy, i intervistuar nga revista “Esquire”, zbuloi se pasi mbushi 40 vjeç kuptoi që po nis të lodhet nga puna e aktorit.“Ke ngjitur Everestin. Edhe nëse ke arritur që t’i afrohesh këtij mali është një mrekulli, imagjino të shkosh në majë. Dëshiron të kthehesh mbrapa dhe ta bësh përsëri? Apo do të zbresësh nga mali dhe të shkosh të gjesh një plazh? Çfarë të tërheq drejt këtij arti? Në këtë moshe nuk e di më. Në një sens më ka ardhur në majë të hundës. Nëse do të jem i sinqertë, dua të vazhdoj jetën time larg aktrimit”, deklaroi aktori britanik.