Lajme

20 May 2018

Torta e dasmës madhështore të Princit Harry dhe Meghan Markle, një mrekulli…

Pallati i Kensingtonit zbuloi pamjen e parë të tortës madhështore të dasmës mbretërore të Princit Harry dhe Meghan Markle.

Pjekjet përfundimtare të tortës u bën në Kështjellën Wisdor të shtunën në mëngjes.
Ëmbëlsira e dasmës është prezantuar përmes disa fotografive në rrjetet sociale.

Torta përbëhet nga shtresa të shumëfishta, të cilat janë të zbukuruara me shumë lule. Ajo është përgatitur nga kuzhinierja e njohur Ptak.
Për përgatitjen e kësaj torte janë shpenzuar: 200 limona (nga Bregu i Amalfi, i vetmi lloj që përdor Ptak në furrë), 500 vezë organike nga Suffolk, 20 kilogramë gjalpë , 20 kilogramë miell, 20 kilogramë sheqer, dhe 10 shishe me pluhur të lëngshëm.
Llogaria Twitter e Familjes Mbretërore ka publikuar edhe një video të kuzhinieres Ptak, teksa përgatiste tortën dhe jepte disa detaje për shijen e saj.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com