Torta e dasmës së Marinës dhe Getoarit, diçka nuk shkon…
Dasma e tyre ka qenë një nga më të përfolurat e kësaj Vere, në të cilën ishin ftuar plot 300 persona, pjesa më e madhe e të cilëve personalitete të medias. Elementet e veçantë në këtë ceremoni ishin të shumtë, në veçanti njëri prej tyre na ra në sy.
Na duket ne apo ka diçka shumë të çuditshme me tortën e dasmës së Marinës dhe Getoarit? Përpos faktit që forma e saj dhe madhësia është pothuajse e njëjtë me atë të tortës së ditëlindjes së Beyonce, ajo që bën më shumë përshtypje është dizajni i zgjedhur. Aspak tipik për një dasëm. Ne nuk po e themi se me çfarë na ngjan, por po ju lëmë juve të na jepni mendimin tuaj.