Tragjike! Ndahet nga jeta në mënyrë të papritur modelja dhe ylli i njohur televiziv
Mbrëmjen e djeshme është gjendur e vdekur ylli i televizionit anglez, Sophie Gardon, e cila ishte vetëm 32-vjeç. Ajo u shpall Miss Britania në vitin 2010 dhe njihet nga të gjithë për rolet e shumta në spektaklet televizive.
Në lidhje me ngjarjen tragjike ka folur për “Daily Mail” një zëdhënës i policisë.
“Rreth orës 8:27 pasdite dje policia shkoi pranë një prone në Medburn, Ponteland, ku për fat të keq një grua 32-vjeçare u gjet e vdekur. Nuk besohet të ketë ndonjë rrethanë të dyshimtë rreth vdekjes së saj, ndërkohë po pritet rezultati i raportit mjekësor.”, ka thënë zëdhënësi i policisë.
Sophie u kurorëzua Miss Newcastel në vitin 2008 dhe Miss Great Britain në vitin 2010.