Lajme

13 November 2018

Travis Scott nuk e dinte se çfarë ishte placenta,e mësoi për herë të parë kur Kylie solli në jetë vajzën e tyre Stormi

Travis Scott ishte i ftuar në “Ellen DeGeneres Show” sot. Ellen e vuri në vështirësi dhe e bëri të fliste pak për ditën kur lindi e bija dhe si u ndje në sallën e lindjes. Ishte një moment i bukur e njëherazi i tmerrshëm, tha Travis, por falë Zotit, Kris Jenner ishte aty për t’i ndihmuar.

“Më mbajti Kris sepse ishte shumë e frikshme,” tha Travis. “Ishte hera ime e parë në një sallë lindjeje. Dhe Kris më shpjegoi gjithë procesin. Ekziston diçka e quajtur placentë, që e mora vesh në atë moment. Oh Zot i madh, e kisha kaq shumë frikë. Ama preva kordonin umbelikal, me ndihmën e Kris. Është më e mira.”

Kur u pyet më tej për placentën, Travis u drodh dhe tha se ishte “një çmenduri”. Rezultati – Stormi e sapolindur në krahët e tij – ishte magjik. “Në fillim, isha nervoz dhe i trembur. Ishim të dy shumë të rinj. Kur mbajta beben në krahë për herë të parë, nuk kontrolloja dot emocionet. Një ndjesi që të përpin trupin. S’ma merrte mendja që mund të doja dikë aq shumë. Është vërtet një çmenduri.”

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com