Lajme

17 May 2017

Travis Scott vendos rekord Guiness, bën diçka të pabesueshme

Travis Scott ka performuar “Goosebumps” 14 herë radhazi të martën në mbrëmje gjatë koncertit të tij.
Pas publikimit të tre këngëve të reja, mbrëmjen e djeshme në ndalesën e radhës së turit të tij “Birds Eye View” në qytetin Oklahoma reperi ka vendosur të bëjë diçka ndryshe. As më pak e as më shumë por të thyente një rekord Guinnes duke performuar këngën për të cilën ka bashkëpunuar me Kendrick Lamar “Goosebumps” plot 14 herë radhazi.
Këtë rekord më parë e ka mbajtur Kanye West dhe Jay Z pasi kishin performuar 12 herë “Niggas In Paris” pikërisht në Paris në vitin 2012.
E gjithë performanca e Travis është filmuar e mund ta ndiqni më poshtë.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com