Tre aborte në dy vite! Këngëtarja e njohur rrëfen historinë e dhimbshme…
Ka kaluar vetëm një muaj që kur këngëtarja e njohur, Carrie Underwood zbuloi se ishte shtatzënë me fëmijën e saj të dytë, me bashkëshortin e saj sportist, Mike Fisher. Por së fundmi, Carrie ka treguar detaje të dhimbshme lidhur me shtatzënitë e saj. Në një intervistë të dhënë së fundmi, ajo ka rrëfyer se ka pësuar tre aborte njëri pas tjetrit. Dy aborte i kanë ndodhur në vitin 2017 dhe një në fillim të vitit 2018.
Artistja është shprehur se në fillim është përpjekur ta kapërcejë duke menduar se çdo gjë ishte e shkruar. “Në fillim menduam ‘Ok, o Zot, e dimë që ky thjesht nuk ishte momenti yt, por çdo gjë është në rregull. Ne do ta kalojmë. Por pas abortit të tretë menduam: ‘Ok, ku qëndron problemi?”, shprehet këngëtarja.
Edhe pse ka qenë e vështirë, Carrie është përpjekur të mendojë pozitivisht edhe pse situata ka qenë mjaft delikate. “Unë kam një jetë të mrekullueshme, për çfarë duhet të ankohem. Kam një bashkëshort të mrekullueshëm, miq fantastikë, fëmijë dhe punë shumë të mirë. Mund të çmendem? Jo. Por në fakt u bëra shumë keq!”, ka thënë ajo për “CBS Sunday Morning”.
Pas kësaj eksperience të dhimbshme për të, Carrie tregon se fati i buzëqeshi sërish pasi ajo mbeti shtatzënë.